Incidenti në Gramsh, ministri i Mbrojtjes: Nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga ngjarje tjetër! Po hetohet me vëmendje

22 Gusht 2022, 14:05 | Përditesimi i fundit: 2022-08-22 16:50:16

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat kanë reaguar sërish në lidhje me incidentin e ndodhur në Gramsh ku u sulmuan 2 ushtarë shqiptarë nga 2 shtetas rusë dhe një ukrainas. Ministri Peleshi u shpreh se institucionet vepruan në kohë dhe siç duhet. Ministri u shpreh se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.

    No videos found.