Infeksionet nga pishinat, dermatologia: Kujdes higjienën! Çfarë duhet të bëni! Drejtoresha e ISHSH: 28 me shkelje, njëra u mbyll përkohësisht

24 Korrik 2022, 16:00

Me rritjen e temperaturave, rritet dhe frekuentimi i pishinave dhe bashkë me to edhe infeksionet. Mjekja dermatologe Erjona Shehu bën thirrje për kujdes të shtuar të higjienës. Ndërkohë Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur deri më tani 28 subjekte dhe ka mbyllur një pishinë deri në plotësimin e kushteve.