Inflacioni dhe kursi i këmbimit, rrezik për buxhetin e 2024-ës! Rënia e euros dhe dollarit redukton të hyrat nga importi

5 Nëntor 2023, 11:09

Ulja e inflacionit poshtë shifrës 3% në vitin 2024 si dhe zhvlerësimi i euros dhe dollarit janë rreziqet kryesore që i kanosen buxhetit të shtetit. Në relacionin e projektbuxhetit për vitin që vjen Ministria e Financave thotë se ulja e inflacionit përtej objektivit do të reduktonte të ardhurat në buxhet, ndërsa zhvlerësimi i euros e dollarit do ulte të ardhurat nga TVSH-ja në import