Inflacioni i lartë i ushqimeve, pengesë për uljen e varfërisë! Shqipëria me nivelin më të lartë, pritet të zbresë në 23.9%

23 Tetor 2023, 17:47

Varfëria në Shqipëri këtë vit do të ulet me 1.3%. Ky është parashikimi i bërë nga Banka Botërore, e cila në raportin e fundit thotë se 23.9% e qytetarëve në vend shpenzojnë më pak se 7 dollarë dita. Por parashikimi për reduktimin e varfërisë mund të përmbyset për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve.