Inflacioni në tetor zbriti në nivelin më të ulët të 20 muajve! Çmimet u rritën me 3.8%, nuk ndalon shtrenjtimi i produkteve të shportës

8 Nëntor 2023, 16:21

Inflacioni në muajin tetor ka regjistruar nivelin më të ulët që prej tremujorit të parë të vitit 2022. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në muajin e kaluar çmimet u rritën me 3.8%, nga 4.1% që ishte në shtator. Kjo është vlera më e ulët që prej shkurtit të vitit të shkuar kur inflacioni ishte 3.9%.