Inflacioni për shkak të luftës në Ukrainë, Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 2.75%

2 Nëntor 2022, 16:58 | Përditesimi i fundit: 2022-11-02 22:17:07

Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 2.75%. Këtë bëri me dije guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duke sqaruar se për shkak të luftës në Ukrainë, inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje të mëtejshme në tremujorin e tretë të 2022.