Inflacioni përtej parashikimeve, arrin në 3.7% në dhjetor! Ndikim kryesor rritja e çmimeve për transportin dhe shtrenjtimi i ushqimeve

12 Janar 2022, 18:07

Çmimet e mallrave të konsumit shënuan rritje të ndjeshme gjatë muajit dhjetor të 2021. INSTAT publikoi sot indeksin e Çmimeve të Konsumit që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, ku rezulton se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në dhjetor 2021 është 3,7 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1,1 %.