Informaliteti dhe korrupsioni pengesë për të huajt! Investitorët: Të punohet për të përmirësuar klimën e biznesit

15 Tetor 2021, 13:52

Korrupsioni në gjyqësor dhe mungesa e transparencës janë disa nga problemet që evidentohen nga shoqata e investitorëve të huaj në‘Librin e Bardhë’ 2021-2025 që përgatitet në çdo fillim mandati qeverisës, e që mbeten ende pengesë për thithjen e investimeve.

“Investitorët e huaj theksojnë se korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, mungesa e transparencës në prokurimin publik, ekonomia joformale dhe problemet në zbatimin e kontratave janë disa nga probleme më të mëdha në Shqipëri”, thuhet në ‘Librin e Bardhë’.