Informaliteti nuk ‘çrrënjoset’, u rrit me 9.2% vitin e kaluar! Afro 2000 punonjës u identifikuan në 2023

31 Mars, 15:40

Informaliteti në punësim gjatë vitit të kaluar, është rritur, dhe ishte i përqendruar kryesisht në tregti, ndërtim e fasoneri. Shifrat zyrtare tregojnë se puna në të zezë u rrit me 9.2% në 2023, dhe nga ana tjetër është thelluar edhe më shumë problemi me pagat e padeklaruara. Inspektoriati i punës thotë se nga mbi 200 mijë punonjës të inspektuar vjet, rreth 40 mijë ishin me paga minimale