Inskenuan atentat dhe dhuruan spektakël nga ajri dhe toka, Peleshi publikon videon me momentet më interesante të trupave shqiptaro-amerikanë

29 Maj 2021, 22:12 | Përditesimi: 29 Maj 2021, 22:12

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamje nga momentet më interesante të stërvitjes më të madhe ushtarake të 30 viteve të fundit, e cila zbarkoi në Tiranë, “Defender 21”.

Trupat shqiptaro-amerikanë dhuruan spektakël nga ajri dhe toka për qytetarët dhe zyrtarët më të lartë të shtetit të cilët ishin të pranishëm.