Instalacion arti për të mbijetuarit e përdhunimit, ‘Çfarë kishe veshur?’

25 Nëntor 2019, 16:53

Çfarë kishe veshur?” “Isha me uniformët e shkollës. Njerku më ngacmonte seksualisht ndonjëherë, kur kthehesha nga Shkolla, derisa mami vinte nga puna. Më vonë, kur i dashuri im më përdhunoi në kolegj, kisha veshur xhinse edhe një bluzë/ sapo ishim kthyer nga një ndeshje futbolli”.

“Një fustan të mbrëmjes së maturës, nuk e di nëse kjo kërkon më shumë shpjegime”. “Veshje ushtarake edhe kisha një armë që nuk më hynë në punë fare për të parandaluar atë gjë”.

Ky instalcaion arti i realizuar falë rrëfimit të studentëve të mbijetuarave gjatë përdhunimit në Amerikë ekspozohet për herë të parë në rezidencën studentore universitare në Tiranë. Agjencia e OKB-së për Fuqizimin e Grave UN women e sjell këtë ekspozitë, si një mënyrë për t’i dhënë përgjigje fajësimit të viktimave, si një nga fenomenet më ët shpeshta të kulturës së përdhunimit në shoqëria.

 “Kjo ekspozitë arti është krijuar me veshjet e të mbijetuarve të përdhunimit. Është një ekspozitë, që na fton të gjithëve që të reflektojmë edhe të mendojmë se çfarë realisht na bën, që të ngremë pyetjet, për të mbijetuarat e përdhunimit: Çfarë kishe veshur? Me këtë pyetje ne i fajësojmë ato, aq sa ato fajësojnë veten”, shprehet Yllka Parllaku, specialiste komunikimi tek UN Women.

Sipas studimit të INSTAT të 2018-ës për dhunën ndaj vajzave edhe grave në Shqipëri, nga 52.9 për qind e grave që kanë përjetuar dhunë, 8.6 për qind janë dhunuar seksualisht, 3.1 për qind e grave të moshës 18-74 vjeç ishin abuzuar seksualisht gjatë moshës së fëmijërisë.

Fushata e aktivizimit që ka nisur sot në Ditën Kundër Dhunës së Grave do të zgjatë deri të Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, 10 dhjetor.