INSTAT: Çmimet u rritën 5% më shumë në muajin korrik, rritje më të madhe pësuan ushqimet dhe ‘argëtimi’

21 Gusht 2023, 16:38

Mallrat dhe shërbimet për argëtim dhe kulturë u kanë kushtuar shqiptarëve gati 11 për qind më shtrenjtë gjatë muajit korrik, duke u pasuar nga ushqimet dhe pijet jo alkoolike me 9.2 përqind. INSTAT publikoi të dhënat zyrtare duke përllogaritur rritjen e çmimeve në 5 për qind ku ulje ka shënuar vetëm grupi i transportit.