TIRANË-Pas pak ditësh do të nisë faza pilot për censin e Popullsisë dhe Banesave që do të zhvillohet në vitin 2022. Drejtorj a e INSTAT, Elsa Dhuli ka sqaruar për mediat rëndësinë dhe objektivat e fazës së pilotimit.
“ INSTAT në periudhën 4 tetor deri më 15 nëntor 2021 do të zhvillojë fazën Pilot për Censin e Popullsisë dhe Banesave. Piloti i Censit është një test gjithëpërfshirës. Ai do të testojë përshtatshmërinë e të gjithë procedurave të Censit. Qëllimi kryesor i Censit Pilot është të provojë në kushte reale hartografinë, metodologjinë, strukturën organizative, sistemin e mbledhjes së të dhënave me tablet, planifikimin logjistik dhe ndërveprimin midis të gjitha burimeve të planifikuara për t'u angazhuar në vetë numërimin aktual”, tha drejtoresha Dhuli.

















