INSTAT: Niveli i inflacionit për muajin tetor në vendin tonë më i lartë se në BE, ndikoi shtrenjtimi i ushqimeve

21 Nëntor 2023, 16:08

Inflacioni në vend në muajin tetor ka qenë më i lartë se në vendet e Bashkimit Evropian, për herë të parë që prej nisjes së krizës së çmimeve. Sipas raportit të INSTAT, ndikim kryesor në rritjen e inflacionit në muajin e kaluar ka pasur shtrenjtimi i ushqimeve.