Integrimi/ Kryetari i Komisionit të Jashtëm në PE, McAllister: Shqipëria ka bërë përparim, të fuqizohet pavarësia gjyqësore, më shumë rezultate ndaj korrupsionit

28 Shtator, 11:59 | Përditesimi: 28 Shtator, 11:59

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, duke veçuar hapjen e të gjashtë grupkapitujve dhe mbylljen e tre kapitujve. Përmes një videomesazhi drejtuar Konferencës Ndërparlamentare të organizuar në Tiranë, ai theksoi se tashmë vendi duhet të fuqizojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të tregojë më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit.

 
 

E.H/Shqiptarja.com