Interpelanca për Alvinin, Rama çon Spiropalin, revoltohet deputeti i opozitës

4 Nëntor 2019, 10:22

TIRANE-Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në rendin e ditës janë disa cështje të rëndësishme, nga interpelanca lidhur me çështjen e Alvinit, 11-vjeçarit të mbyllur në kamp në Siri, pas kërkesës së tetë deputetëve të opozitës, por edhe akti normativ për buxhetin e taksat vendore dhe projektligjin për Rininë. Megjithatë debati pritet të zhvendoset si gjithmonë te aktualiteti politik dhe akuzat e ndërsjella.

Rendi i ditës
Interpelancë me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, kërkuar nga 8 deputetë të opozitës
Akt normativ “Për buxhetin e vitit 2019"
Akt normativ “Për sistemin e taksave vendore”
Projektligji “Për rininë”
Projektligji “Për aderimin në Konventën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Falsifikimit të Monedhës"

Interpelancës së kërkuar nga deputetët e opozitës në Parlament për cështjen e Alvin Berishës nuk do i përgjigjet Edi Rama, por Elisa Spiropali. Andi Përmeti iu drejtua kryetarit të Kuvendit duke e akuzuar se ka shkelur rregulloren me ndryshimin që është bërë.

"Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm sot në mëngjes për këtë ndryshim. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t'u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu" tha ai.

Por Ruçi u përgjigj duke i thënë se Rama ka të drejtë që ta delegojë cështjen e interpelancës.

"Në radhë të parë si administrata dhe unë e kemi zbatuar rregulloren. Shkelje do të kishte nëse nuk do të vinte në seancën më të parë interpelanca e parë, kryeministri që është edhe ministër i Jashtëm është e drejtë e tij ka delegojë nëse e ka të pamundur ardhjen në parlament" tha ai.

    No videos found.