TIRANE-Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në rendin e ditës janë disa cështje të rëndësishme, nga interpelanca lidhur me çështjen e Alvinit, 11-vjeçarit të mbyllur në kamp në Siri, pas kërkesës së tetë deputetëve të opozitës, por edhe akti normativ për buxhetin e taksat vendore dhe projektligjin për Rininë. Opozita kërkoi në interpelancë ministrin e Jashtëm, post që e mban kryeministri, por Edi Rama ia delegoi ministres së Shtetit Elisa Spiropali, kjo solli edhe një debat mes kryetarit të Kuvendit dhe deputetit të opozitës Andi Përmeti që i drejtoi pyetjet. Përsa i përket fatit të fëmijës, por edhe të tjerëve që ishin në Siri dhe tani ndodhen në kamp, Spiropali tha se u tentua një operacion për t'i kthyer në gusht, por pas ndezjes së konfliktit operacioni ngriu. Ajo tha se gjithsej janë 28 fëmijë shqiptarë.Rendi i ditës
Interpelancë me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, kërkuar nga 8 deputetë të opozitës
Akt normativ “Për buxhetin e vitit 2019"
Akt normativ “Për sistemin e taksave vendore”
Projektligji “Për rininë”
Projektligji “Për aderimin në Konventën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Falsifikimit të Monedhës"
Interpelanca për Alvinin, Spiropali: Janë 28 fëmijë! Kampi i sigurtë, tentuam t'i kthenim në gusht, por operacioni ngriu
No videos found.