INTERPOL në Tiranë, 200 përfaqësues të policive të huaja, priten edhe ministra! 20 mln lekë të reja për organizimin, me urgjencë pakti për imunitetin

10 Maj, 16:36

Në qershor zhvillohet në Tiranë Konferenca e 51-të Rajonale Europiane e INTERPOL. Delegacionet që vijnë nga të gjitha vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare pritet të shkojnë në gati 200 persona.  Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë me procedurë të përshpejtuar, marrëveshjen mbi privilegjet dhe imunitetet, ndërsa për 3 ditë do të diskutohet lufta kundër krimit.