#reportTV #lajmeshqip #lajme Edhe pse situata epidemiologjike në vend është përmirësuar dhe vaksinimi vijon me ritme të shpejta, suksesi i këtij sezoni turistik mbetet i kushtëzuar. Sipas operatorit turistik Besnik Vathi thotë për Report TV se situata është e paqartë. “Nuk varen gjërat nga sa mirë i bëjmë gjërat ne, por nga edhe nga hapja që do të realizohet nga vendet e tjera, vaksinimi në vendet e tjera, nga ecuria dhe kthimi mbrapa tek infeksionet. Varet më shumë nga situata e rajonit apo e atyre vendeve që kanë marrëdhënie me Shqipërinë. Unë mendoj se situata është ende e paqartë edhe vera e këtij viti do të jetë e vështirë, duke i shtuar edhe specifikën që ka turizmi që nuk fillon menjëherë me hapjen. Nëse hapja njoftohet 2-3 muaj më para ndoshta po por nëse njoftohet sot për nesër, turizmi nuk fillon menjëherë. Në këto kushte vera është e rrezikuar por mund të garantohet një vjeshtë më e mirë”, shprehet Vathi.Pavarësisht panoramës pesimiste, Vathi thotë se turizmi këtë vit do të jetë shumë herë më i mirë se ai i vitit të kaluar. “Ndoshta do të jetë 20-30% më lart sesa viti i kaluar, duke pasur parasysh se vjeshta do të jetë më normale. Humbjet kanë filluar, ne humbëm periudhën e pranverës me turizëm thuajse inekzistent po fillon vera dhe ende jemi të paqartë”, sqaron Besnik Vathi. Nga ana tjetër ecuria pozitive e sezonit, varet shumë edhe nga masat mbështetëse që duhet të ndërmarrë qeveria. “Bizneseve të turizmit u ka munguar ndihma dhe vijon t’ju mungoj ndihma për të mbijetuar. Do doja të shikoja një ndërhyrje të qeverisë për të ndihmuar këto biznese për të marrë personelin në punë paraprakisht. Me rezultatet që kemi ne jemi vend me raste të ulta infektimi dhe ecuri mjaft të mirë vaksinimi por këtë e dimë ne por sa e dinë të tjerët. Duhet të bëhet një diplomaci e madhe për të krijuar marrëdhënie për njohje të situatës tepër të mirë që ka Shqipëria me pandeminë. Duhet të ketë kontakte me BE që pasaporta e vaksinimit e BE-së të lejohet edhe për lëvizje drejt Shqipërisë”, tha Vathi. Sa i takon protokollit shëndetësor anti-COVID për sektorin e turizmit, Vathi shprehet se mund të zbatohet edhe ai i vitit të kaluar, pasi do të rriste sigurinë për turistët. “Mendoj se situata dhe vendimet e Komitetit kanë qenë të menaxhuara saktë, nuk është problem mbajtja e protokollit në hotele, mendoj se me atë protokoll që ishte vitit të kaluar, edhe me lehtësimin e masave kufizuese besoj do të kemi rritje të aktivitetit në të gjitha sektorët e turizmit”, pohon ai.
Intervista e plotë/ Besnik Vathi: Turizmi do jetë 30% më mirë se në 2020!
Video të tjera
-
Eksportet e tekstileve në 3 muaj, 14.7 mln € më pak se vjet! Biznesi fason: Keq ishim, por lufta po na dëmton më shumë
24 Prill, 15:32 -
Rivlerësimi i pronave i sjell buxhetit 30 mln euro! Malaj: Së shpejti referencat e reja! Tabaku: Mbahen peng për interesa të disa bizneseve
23 Prill, 19:28 -
Rritja e çmimit të naftës, Shoqatat e Bizneseve 6 kërkesa qeverisë: Rishikoni barrën fiskale, nëse s'merren masa do përballemi me rritje çmimesh
22 Prill, 15:54 -
Tejkalohet plani, të ardhurat në tremujorin e parë 205 mld lekë, rritje me 13.3%! TVSH-ja kontributin më të madh në mbushjen e ‘arkës së shtetit’
21 Prill, 17:54 -
Strategjia/ Ndërlidhja me sistemin evropian, Qeveria planifikon investime 7.9 miliard euro në transport deri në 2030! 2.4 mld euro vetëm për hekurudhat
21 Prill, 17:42 -
Marsi i shtrenjtë, çmimet e perimeve në stratosferë! Domatet 29% më shumë se në shkurt, karburanti u rrit deri në 16%
21 Prill, 17:27 -
Skema Kombëtare 2026, Salla: Për herë të parë, mbështetje për mbarështimin e derrave
20 Prill, 22:35 -
Raporti i Sekretariatit/ Shqipëria 'ngel në klasë' për rrjetin hekurudhor! Rrugët në përmirësim, por problem aksidentet
20 Prill, 20:57 -
Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet! Po merret më shumë për konsum
20 Prill, 15:55 -
Pr.ligji/ Përafrimi i legjislacionit të transportit me atë të BE-së, krijohet fond i veçantë për mirëmbajtjen e rrugëve
18 Prill, 19:51 -
Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 mln € më shumë se në 2025-ën
18 Prill, 16:16 -
‘Të ndalet abuzimi me çmimet e fruta-perimeve!’ Braçe në Kuvend: Domatja po shitet më shtrenjtë...
16 Prill, 22:47 -
Ministria e Bujqësisë ‘bën detyrat’ dorëzon në Bruksel dosjen për të rikthyer fondet IPARD, Salla: 146 mln euro në duart e fermerëve brenda vitit
16 Prill, 22:36 -
Rritja e çmimit të naftës/ Shoqatat e transportit urban dhe interurban nga sot reduktojnë flotën me 40%, kaos në stacionet e autobusëve
15 Prill, 08:49 -
Lufta rrit çmimin, por s’ndal konsumin! Në mars, karburantet rekord importi, 2 mijë tonë më shumë se vjet
14 Prill, 15:54 -
Diaspora/ 2.2 milionë shqiptarë nëpër botë. Ikën fuqia punëtore e rinia, vijnë para` nga remitancat: Në 15 vite sollën 11.7 mld €
13 Prill, 14:51 -
Evropa në ‘panik’ për karburantin e avionëve! Aviacioni Civil për Report Tv: Kemi furnizim për 5 muaj, s’ka krizë nëse lufta mbaron në maj
11 Prill, 17:21 -
‘Bonus-malus’, AMF për Report Tv: Nuk e rishikojmë sistemin! Këtë vit vetëm monitorojmë efektet në treg
11 Prill, 17:19 -
‘Tavani për çmimin e naftës për uljen e akcizës i lartë’, Çoçoli: Jemi vonë, të ndihmohen ata më në nevojë
10 Prill, 20:24 -
Thatësira uli prodhimin e energjisë elektrike me 369 mwh MWh! Rritet energjia nga dielli, ‘Tigrat’ e Vlorës me prodhim 1%
10 Prill, 16:53