Intervista/ Nga 1 korriku aplikohen afatet e reja për dëmshpërblimet e dëmeve të aksidenteve, nëndrejtorja e AMF: Ndryshojnë edhe policat e sigurimit

5 Qershor 2021, 17:39

Nga data 1 korrik fillon zbatimin ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Ndryshimet e reja ligjore kanë rishikuar edhe afatet kohore për përfitimin e dëmshpërblimit në rast të një aksidenti si dhe për herë të parë futet në zbatim Raporti Evropian i Aksidenteve.