Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

24 Nëntor, 13:22

Tepelene- Asqeri Duraj 67-vjeç është i paralizuar dhe prej vitesh dergjet në shtrat. Për të kujdeset Manushaqja e shoqja e tij dhe Teo i biri. Gjendja e tyre ekonomike është e vështirë, pasi të gjithë anëtarët e familjes janë të papunë. Asqeriu nuk ka mundësi të lëvizë dhe kjo është arsyeja përse Manushaqja i qëndron gjithë ditën tek koka. Ndërsa djali i çiftit të moshuar Teo është pothuajse i paaftë për të punuar. Të tre rrojnë me një shumë prej 12 mijë lekë në muaj, pensioni i invaliditetit që merr Asqeriu.

    No videos found.