Investigimi i Report Tv: Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet! Qeveria e pranon: Duhet disiplinim! (DEBATET)

16 Maj, 20:27

Nën deklarimi i pagave, po rrezikon pensionet e qytetarëve. Ky shqetësim i ngritur nga Report TV, u pranua për herë të parë në kuvend nga Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, i cili tha se mosdeklarimi i rrogave është problem i madh, ndërkohë që buxheti po paguan miliona euro për të financuar skemën.