Investigimi mbi privatizimin e Klubit Partizani, dyshimet e 4261 metër katror të pronave shtetëror në duart e trashëgimtarëve Malltezi

15 Shkurt 2021, 20:03 | Përditesimi i fundit: 2021-02-15 21:36:11

Por dyshimet mbi blerjen e mundshme të tokës nga qeveria fashiste shqiptare, në të cilin rast Jamarber Malltezi nuk do të kishte të drejtë për asnjë kthim, nuk janë të vetmet që rëndojne mbi këtë histori. Ekziston edhe një dyshim tjetër në lidhje me siperfaqet që janë kthyer. Siç mund të shihet nga ky Akt i vlerësimit, një dokument zyrtar që shoqëroi procedurën e privatizimit, Klubi Sportiv Partizani përbëhet nga 26,524 metra katrorë, nga të cilat 775 janë zënë nga ndërtesat. Por ekspertët e ministrisë tregojnë se ““Bazuar në shkresën e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, nr. 5574/1 Prot, datë 17.06.2008, brenda sipërfaqes prej 26 524 m2, kanë regjistruar në pronësi mbi truall familjet Alimehmeti, Begeja, Vaqarri, që mbulojnë me këto pronësi sipërfaqen totale prej 22.263 m2, dhe mbi sipërfaqen prej 4261 m2 është pronar shteti”".

Pra, sipas ekspertëve që hartojnë Raportin e Vlerësimit dhe sipas hipotekës, nga 26,524 metra katrorë që përbëjnë të gjithë sipërfaqen e Klub Sportiv Partizan, vetëm 22,263 metra katrorë janë në pronësi të trashëgimitarëve, ndërsa 4261 metra katrorë të tjerë. deri në kohën e privatizimit, rezultojnë në pronësi të shtetit. Një sipërfaqe që sipas ekspertëve kap në atë kohë një vlerë prej 114 milionë lekë (të reja) .

Por siç lexojmë në këtë dokument, në datën 16 gusht 2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, sektori i shitjes, pranë Ministrisë së Financave, në përfundimin e procedurave të privatizimit ia dorëzon trashëgimtarëve të ish-pronarëve përfshirë Jamarber Malltezin, të gjithë sipërfaqen prej 26,524 metra katrorë, duke përfshirë edhe 4,261 metra që sipas ekspertëve ende i përkasin shtetit. Dhe për ato toka nuk kanë paguar asnjë qindarkë. Në fakt, pasi konsiderohen si ish-pronarë, trashëgimtarët kanë të drejtë të marrin tokën e tyre falas dhe të paguajnë vetëm vlerën e ndërtesave që Shteti kishte ndërtuar mbi to. Po vlen kjo llogjikë edhe për ato 4261 metra katore që rezultojnë ende të Shtetit? Apo kjo sipërfaqe u përfshi pastaj në pronat ende u pa kthyer, por e njohur nga vendimet e Agjencia KKP?

Lexoni investigimin e plotë bërë nga Report Tv këtu