Investigimi zbulon historinë e Thanas Bakos: Bankieri i nëndheshëm transferoi 500 mln euro cash! Si u morën peng korrierët dhe magazina ku fshiheshin milionat

21 Dhjetor 2023, 20:55

Një investigim i medies holandeze zbardh të gjithë skemën si sarandioti Thanas Bako realizonte transferimin e miliona eurove cash nga një destinacion në tjetrin dhe kryente pastrimin e milionave të tjera që i përkisnin grupeve kriminale. Korrierë ishin punëtorë të thjeshtë, ndërsa dy magazina në Hagë që përdoreshin si 'bankë'. Njëra prej tyre u tentua të grabitej.