Investimet e huaja arrijnë 1,14 miliardë euro në 6 muaj, Ibrahimaj: 50% më shumë se vitin e kaluar, mbi 53,3% shkuan te pasuritë e paluajtshme

29 Shtator, 14:01 | Përditesimi: 29 Shtator, 14:01

Në konferencën për shtyp ku prezantoi të dhënat e INSTAT për rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e dytë të vitit 2026, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se fluksi i investimeve të huaja direkte ishte 50% më i lartë se një vit më parë por mbi gjysma e tyre shkuan në pasuritë e paluajtshme. Ajo bëri të ditur gjithashtu se borxhi është ulur me 5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, nga 54% në 49%, ndërsa importet u rritën me 7,55% në tremujorin e dytë.

 

E.H/Shqiptarja.com