Investimet e huaja në janar-qershor 2021 arritën në 463 mln euro, në fokus industria nxjerrëse dhe pasuritë e paluajtshme! Holanda në vend të parë vlerën e investimeve

24 Shtator 2021, 19:27

Ekonomia e vendit dhe investimet e huaja janë gjallëruar në 6 mujorin e parë të këtij viti si pasojë e lehtësimit të masave kufizuese anti-COVID. Sipas Bankës së Shqipërisë në 6 mujorin e parë të këtij viti në vend janë investuar 463 milionë euro, dhe janë përqendruar më shumë tek industria nxjerrëse, tek pasuritë e paluajtshme dhe sektori financiar.