Investimet Strategjike deri në fund të 2024, jo në 2027! 'Ligjet' i thonë ‘jo’ ndryshimeve të tjera, Bushka: Brenda vitit drafti final! Ja qëndrimi i opozitës

5 Mars, 07:08

Afati i ligjit të investimeve strategjike do të shtyhet deri në fund të këtij viti dhe jo deri në 2027. Afati ri u miratua në Komisionin e Ligjeve i cili nuk pranoi asnjë ndryshim tjetër të propozuar për këtë ligj me argumentin se brenda vitit qeveria duhet të sjellë draftin e ri të unifikuar për investimet e huaja dhe ato strategjike. Por shtyrja e afatit për PD-në është e papranueshme pasi ky ligj sipas tyre është korruptiv, klientelist dhe në dëm të interesit publik.