Investimi tek Ura e Dajlanit krijon shqetësim për qytetarët në Durrës! Teknika ‘Woonerf Street’ sjell trafik dhe bëhet burim për aksidente

30 Janar, 16:00 | Përditesimi: 30 Janar, 16:00

Rruga ‘Adria’, nga Ura e Dajlanit deri tek stacioni i Trenit në Durrës është në rikonstruksion prej disa muajsh. Aty po aplikohet një teknike e re e punimeve që quhet “Woonerf street”. Korsitë ngushtohen në rrethrrotullim, me qëllim uljen e shpejtësisë por ndërhyrja nuk është pritur mirë nga drejtuesit e mjeteve. Ata janë të shqetësuar pasi rruga tashmë ka ngarkese trafiku dhe është bërë burim për aksidente.

A.M/Shqiptarja.com