Ish deputeti-Bashës: Je 10 vite me vonesë, duhet ta kishe kafshuar ujkun (Berishën) në 2013-ën! Ish kryedemokrati: Nuk ma kishte marrë mendja

4 Qershor 2023, 20:24

Gjatë takimit me demokratët në Kamëz, ish deputeti Korab Lita i cili ishte i pranishëm i tha Bashës se aktin e ndërmarrë tani duhet ta kishte ndërmarrë që në vitin 2013 dhe se ne Berishqn duhet të ishte përballur që para 10 vitesh.

“Je 10 vite me vonese. Ti duhet ta kishe kafshuar ujkun që në 2013-ën. Kjo është e vetmja fjalë që nuk ke mbajtur. Por meqë ke zgjedhur t’i vërsulesh ujkut, neve na ke mbrapa"- tha Lita. 

Nga ana tjetër, Basha e pranoi gabimin por tha se në atë kohë nuk e kishte menduar se Berisha mund të vendoste në të ardhmen interesat personale mbi ato kombëtare.

“Në 2013 kurrë nuk ma kishte marrë mendja që njeriu që kishim besuar gjithçka mund të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare. Unë kështu jam mësuar. Të respektoj, por kurrë nuk e kisha menduar që gjatë kohës që e kishim vendosur në një vend nderi të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare”-tha Basha.

  •