Edhe pse ka një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e ka pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci shkon në punë duke i sfiduar këto vendime.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka zbuluar eksluzivisht se gjyqtari është në ambientet e KPA-së, ndërkohë që vazhdon të jetë i pezulluar dhe nuk ushtron asnjë funksion sa i përket aktivitetit gjyqësor të Kolegjit. Daci ka shkuar me makinën e punës, e cila paguhet edhe nga taksapaguesve. Ky lajm i është konfirmuar gazetarit edhe nga vetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas interesimit. "Po, z. Daci ndodhet sot në zyrë", ka qenë përgjigja e KPA.
Ndërsa SPAK i ka dërguar për ekzekutim vendimin e gjykatës edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i cili duhet të zëvendësoj Dacin nëpërmjet listët së anëtarëve zëvendësues. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. Gazetari Rusta për sqarimin e opinionit sa më të mirë të opinionit publik i ka dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit 4 pyetjet e mëposhtme, për të cilat pritet përgjigja:
Me çfarë statusi paraqitet në punë pranë KPA ose pranë zyrave tëe KPA ish-anëtari, Luan Daci?
Me fare statusi ai përdor një automjet zyrtar të paguar nga taksat e publikut, kur ai është i dënuar me vendim të formës së prerë?
Është njohur KPA me vendimin e formës së prerë të Apelit për dënimin e z. Luan Daci?
Cili është komenti i KPA për zbatimin e Ligjit, vendimi i Apelit e pengon z. Daci të paraqitet në KPA me të gjitha benefitet apo e lejon siç ai ka thënë publikisht do paraqitem në zyrë se njoh vendimin e Gjykatës.