Ish-burgu famëkeq i Spaçit atraksion për të rinjtë evropianë! Turistët në kampin veror ‘kthim’ në të kaluarën

1 Shtator 2022, 15:47

Disa të rinj nga Lituania, Gjermania e Gjeorgjia u vendosën në ish-burgun e Spaçit, që shërbeu për 5 ditë si kamp veror. Për ta, përballja me të kaluarën komuniste është mjaft e rëndësishme, sidomos kur rrëfehet nga vetë të mbijetuarit