Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës, SPAK e akuzon për korrupsion në dy raste

8 Nëntor, 11:28

Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako merret i pandehur nga SPAK edhe për Inceneratorin e Tiranës. Burimet thonë se Bllakos i është komunikuar akuza për korrupsion në dy raste, pak ditë më parë. Bllako ndodhet në burg, i dënuar me 2.8 vite për Inceneratorin e Fierit.