Ish-dhëndri nga Kosova i vë flakën shtëpisë së ish-nuses në Llakatund, fqinja: E kishte mbyllur brenda e i tha do të përvëloj

29 Prill 2023, 07:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Llakatund në Vlorë në familjen e Lutfi Fanajt, pasi ish-dhëndri i këtij të fundit i ka vënë flakën banesës së tij. Fqinja thotë për Report Tv se ai kishte mbyllur në shtëpi gruan dhe djalin e tij dhe i kishte thënë se do t’i përvëlonte. ‘Kur erdhëm neve ishte bërë dasma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin i dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ishte shoku edhe ky! Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin. Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty.’- u shpreh fqinja.