Ishin arratisur nga Shqipëria, arrestohen në Spanjë dy drejtuesit e organizatës kriminale shqiptare! Planifikonin sulm me eksploziv ndaj rivalëve të tyre

19 Janar 2023, 11:10 | Përditesimi i fundit: 2023-01-19 18:17:09

Dy drejtuesit e një organizate kriminale shqiptare janë arrestuar në Madrid dhe Barcelonë të Spanjës. Hetimet ndaj tyre nisën pas informacioneve të marra që në nëntor të vitit të kaluar kur dy shqiptarët të cilët raportohet të jenë anëtarë të një organizate kriminale, ishin arratisur nga Shqipëria ku akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe pastrimit të parave.