Ishin në gjumë kur ju shembën shtëpitë te 5 Maji, motër dhe vëlla në protestë para Kuvendit: Do ikim nga Shqipëria

27 Janar 2022, 17:14

Në protestën e banorëve të 5 Majit, ishin edhe motër e vëlla Arilda e Artur Blini, banesa e të cilëve u prek nga projekti i rindërtimit. Fëmijë të lindur në Greqi, prindërit i sollën në Tiranë ku me paratë e emigracionit u ndërtuan një shtëpi e cila iu shemb kur po flinin gjumë.