"Ishin pijanecë", Noizy reagon pas sherrit gjatë koncertit në Zvicër

25 Dhjetor 2022, 15:54

Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë dhe aq e këndshme për reperin e njohur Noizy. Në rrjet po qarkullojnë video, ku shfaqet duke u zënë me disa persona në skenë, gjatë koncertit në Zvicër.

Siç mund ta shihni dhe nga pamjet, në fillim disa persona kanë goditur një nga bodygardërdet e tij dhe më pas është përfshirë dhe vetë ai.