Ishin vendosur pa leje, policia sekuestron 160 çadra në plazhin publik të Sarandës! Persona të paautorizuar u merrnin para pushuesve

8 Gusht 2023, 10:21 | Përditesimi i fundit: 2023-08-08 11:40:49

Persona të paautorizuar kishin vendosur në plazhin publik të Sarandës çadra pa leje dhe i kërkonin pushuesve para për të qëndruar. Policia Bashkiake e Sarandës ka ushtruar një kontroll dhe ka arritur të sekuestrojë 160 çadra të vendosura pa leje në hapësirën publike të plazhit.