Ish-ministri Beqaj kritika drejtësisë: Të paraburgosurit po gjykohen pa e lexuar dosjen

4 Janar, 18:33 | Përditesimi: 4 Janar, 18:33

Pas kërkesave të shumta në gjykatë, ish-ministri Ilir Beqaj reagoi edhe publikisht duke ngritur shqetësimin për mungesën e aksesit të të paraburgosurve në dosjet mbi të cilat është ngritur procesi ndaj tyre. Ish-ministri i Shëndetësisë, thekson se proceset në Gjykatën e Posaçme po zhvillohen mbi mijëra faqe që SPAK ia ka dorëzuar në mënyrë elektronike avokatëve, por që vetë të pandehurit, nuk mundet t’i lexojnë në ambientet e paraburgimit.

E.H/Shqiptarja.com