Ish-njerku i dogji banesën në Llakatund, 14-vjeçari: Na rrahu, bashkë me gjyshen jemi djegur nga këmbët

29 Prill 2023, 09:07

Ledion Bilo, 14 vjeç, ka folur pasi njerku i vuri flakën shtëpisë së tij në Llakatund të Vlorës e për pasojë mbeti i lënduar ai bashkë më gjyshen e tij. Ish-bashkëjetuesi i nënës së tij i ka dhunuar fillimisht në banesë së bashku me shokun e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës së Luftie Fanajt. I mitur ka treguar se shtetasi kosovar Haki Bajrami i cili kishte bashkëjetuar me të ëmën ka ardhur në shtëpi duke i dhunuar e më pas u ka djegur banesë. 14 vjeçari tregon se e ëma e tij prej dy muajsh ishte ndare dhe për këtë qëllim ai ka ardhur edhe i ka dhunuar. I mituri thotë se edhe gjyshen e tij e kanë dhunuar dhe se është në gjendje të rëndë në spital.