ISHP: Rritet interesi i të rinjve për t'u vaksinuar! Arsimtarët që kanë marrë dozën e parë mund të paraqiten në shkollë

27 Shtator 2021, 19:06

Teksa qëndron debati pro dhe Kundër vaksinimit të detyrueshëm, nga ana tjetër sipas Institut të Shëndetit Publik, interesi i të rinjve për të bërë vaksinat është rritur. Specialistja e ISHP, Iria Preza thotë se 34% e moshave 18-30 vjeç e kanë marr dozën e parë të vaksinës anti-covid.