Ishte asfaltuar para 10 ditësh, mjetet e rënda të gurores shkatërrojnë rrugën në Bllacë të Bulqizës! Banorët në protestë: Mos transportoni materiale mbi tonazh

22 Korrik 2023, 18:37 | Përditesimi i fundit: 2023-07-22 19:35:34

Banorët e Bllacës në Njësinë administrative Shupenzë në Bulqizë kanë dalë në protestë për guroren, pasi dhjetë ditë pas asfaltimit të rrugës ajo ka nisur të prishet nga qarkullimi I mjeteve të rënda. Banorët kërkojnë që institucionet shtetërore të ndërhyjnë menjëherë në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që çështja të mos agravojë më tej në konflikte