Ishte duke punuar, përplaset për vdekje punonjësja e pastrimit në bashkinë e Delvinës

8 Mars, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2024-03-08 15:58:26

Shkëndijë Halili, 58-vjeçe ka ndërruar jetë mëngjesin e ‘8 Marsit’ pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Grua.

Punonjësja e pastrim gjelbërimit në bashkinë e Delvinës, u përplas nga një makinë teksa po punonte duke pastruar rrugët, në orët e para të mëngjesit.

58 vjeçarja u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.