Ismail Kadare fiton 'Nobelin Amerikan'

17 Tetor 2019, 11:12

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, që njihet edhe si Nobeli Amerikan. Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu

Finalistët për këtë çmim ishin Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot. I lindur në Shqipëri në vitin 1936, nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960 kur Shqipëria ishte nën një regjim totalitar. Novelat e tij te para e madhe janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja  H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e  Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si "shkrimtari është armiku natyror i diktaturës". Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias” (2009) etj. Romani përfaqësues në  çmimin “Neustadt” është “Prill i thyer”.

"Është emocionuese që një grup i tillë me famë i shkrimtarëve të konkurrojnë për Çmimin Neustadt", është shprehur Robert Con Davis-Undiano, drejtor ekzekutiv i Letërsisë Botërore.

Neustadt është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, që origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara dhe jepet që nga viti 2003. Ndahet nga Universiteti i Oklahomës. Përpos që është krahasuar me “Nobel”-in për letërsi,  duke u quajtur “Nobeli Amerikan” disa nga emrat që janë vlerësuar me këtë çmim janë, Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti etj.