ISUV me godinë të rikonstruktuar pas tërmetit! Rama: Të marrë statusin si qendër kërkimore shkencore, jo administratë! Ta bëjmë me buxhetin e ri

14 Shtator 2022, 18:43

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), i njohur për konsumatorët si institut reference, që mbulon fushat e kontrollit dhe monitorimit laboratorik të Sigurisë Ushqimore, Shëndetit të Kafshëve, si dhe Shëndetit e Mbrojtjen e Bimëve tashmë ka ambiente të reja të rikonstrukturara pas dëmeve që iu shkaktuan nga tërmeti.