Itali/ Arrestohet i dënuari për vjedhjen e bankës në Shijak 9 vite më parë! Në pranga dhe italiani që krijoi skemë mashtrimi

16 Mars, 13:09

Po falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, Policia italiane lokalizoi dhe vuri në pranga me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasin Sebastian Varaku alias Ervin Varaku, 38 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet e 8 ditë burgim. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 7 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2015, në Shijak, Durrës, një shtetas i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe ka marrë një sasi parash. Nga hetimet rezultoi se autor i kësaj vepre penale ka qenë shtetasi Sebastian (Ervin) Varaku.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt vendit tonë.