Itali, hyri të ndante sherrin ku u përfshi shoku i tij, vritet 23-vjeçari shqiptar në Ankona! Algjeriani e goditi me shtizë peshkimi

28 Gusht 2023, 13:41

Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Sirolo të Italisë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku 23 vjeçari është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.