Itali, Rajoni i Lombardisë garë solidariteti për shqiptarin 10 vjeçar Alvin Berisha, i izoluar në kampin Al Hol në Siri

5 Nëntor 2019, 13:30

Disa ditë pas vrasjes së udhëheqësit të ISIS Abu Bakr al Bagadi, "i vdekur si qen" siç tha Donald Trump dhe disa orë pas njoftimit të Turqisë për arrestimin e motrës së tij Rasmiya Aëad, të përcaktuar nga autoritetet e Ankarasë "një minierë ari për  inteligjencën", në Milano ka nisur një garë solidariteti për lirimin e Alvin Berisha

Emri i tij është Alvin Berisha. Ai është dhjetë vjeç, dhe është plagosur në këmbë. Për një kohë të gjatë ai për shumë kohë ka qënë i braktisur në kampin sirian të Al-Hol, ku dhjetëra mijëra fëmijë kanë mbijetuar në kushte të vështira, të cilat kanë parë mizori të paimagjinueshme. Ata kanë qënë viktima të abuzimeve të të gjitha llojeve.

Sipas UNICEF, ka pothuajse 28 mijë fëmijë nga mbi 60 vende të botës të bllokuar në veri-lindje të Sirisë, nga të cilët rreth 20 mijë fëmijë janë irakenë. 80 përqind e 28 mijë fëmijëve janë nën moshën 12 vjeç  dhe 50 përqind më pak se pesë vjeç.

Henrietta Fore, drejtore e përgjithshme e UNICEF thotë se " është e nevojshme që qeveritë të marrin urgjentisht fëmijë nga vendet e tyre, të cilët janë të bllokuar në Siri  para se të jetë tepër vonë”.

Ajo thotë se ata duhet në shtëpitë e tyre bashkë me prindërit dhe të marrin kujdes shëndetsorë.

Duke filluar nga sot, për dy ditë rresht, në fasadën e ‘Palazzo Pirelli’, në Rajonin e Lombardisë, do të shkruhet fjala 'Free Alvin’. Propozimi, i parashtruar nga drejtuesi i Forza Italia, Gianluca Comazzi, gjeti konsensusin dhe miratimin unanimisht të Byrosë së Këshillit Rajonal të kryesuar nga Alessandro Fermi.

Ajo e Alvinit, lexon një shënim nga Pirellone, "është një histori dramatike". Lindur dhe rritur në Barzago në provincën Lecco, në vitin 2014 (në moshën vetëm gjashtë vjeç) pa pëlqimin e babait të tij ai u dërgua në Siri nga nëna e tij që iu bashkua radhëve të ISIS. 'Change.org'  shkruan se ‘Le ta sjellim Alvin në shtëpi "- fëmija jeton vetëm në një kamp të të ashtuquajturave "gratë e ISIS ". Asnjë fëmijë nuk e meriton këtë".

Dje autoritetet shqiptare thanë se kampi Al Hol ku ndodhet Alvin Berisha është i sigurt, ndërsa vijon puna me partnerët për t'a nxjerrë për t'a riatdhesuar.

'Kontaktet me Alvin dhe të tjerët është mbajtur përmes organizatave ndërkombëtare humanitare. Kampi Al Hol është i sigurt, atje janë 70 mijë gra dhe fëmijë, 10 mijë të huaj. 150 janë shqiptarë në të gjitha trevat, 72 nga Shqipëria, 11-13 burra të klasifikuar terroristë në burgjet e kontrolluara nga kurdët, 28 janë fëmijë që janë identifikuar.'

Më 17 tetor, një gazetar i emisionit investigativ ‘Le Iene’ bashkë me babain e djalit të vogël, arriti ta gjente Alvin por për arsye burokratike ata nuk mundën ta nxirrnin atë nga kampi dhe ta merrnin me vete pas 10 vjeçari është me kombësi shqiptare.

Po kush është nëna e Alvin për të cilën është folur shumë por dihet pak?

Ajo quhet Valbona Berisha e lindur në Durrës në vitin 1982.

Prej vitit 2000 ajo jetonte bashke me bashkëshortin Afrim Berisha dhe tre fëmijët dhe jetonin ne komunën Barzagio në Itali.

Gjate kësaj kohe ajo indoktrinohet nga islami radikal nëpërmjet internetit dhe vendos kontakte me imamë në Shkup të Maqedonisë dhe Prizren.

Më 17 dhjetor ajo rrëmben Alvin dhe niset për Siri ku iu bashkua shtetit islamik dhe ndryshoi emrin në Yushra.

Ajo u rimartua me nje luftëtar shqiptar të ISIS shqimptar me te cilin pati edhe një djalë.

Ajo me vonë humbi jetën bashkë me bashkëshortin gjatë një shpërthimi ndërsa po udhëtonin me makinë.

    No videos found.