Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari (EMRI)

16 Mars, 11:38

Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge është arrestuar nga policia e Tiranës.

Mësohet se Ermal Furriku është arrestuar në rrugën "Perlat Rexhepi" me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.