Italiani infektoi 13 të tjerë! Forcat operacionale vendosin perimetër sigurie te Burgu 313

23 Prill 2020, 12:48

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë shënuar edhe 13 raste të reja me COVID në burgun 313 në Tiranë, kontakte të rastit të parë, që u konfirmua pak ditë më parë, italianit të arrestuar në 2018 nga RENEA në Durrës, si pjesë si pjesë e organizatave mafioze.

Por cfarë ndodh në këtë burg dhe a cfarë masash janë marrë? Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bëri një vëzhgim. Në portën kryesore të hyrjes është vendosur një njoftim që përveç stafit, u kërkohet të gjithë OPGJ-ve, prokurorëve dhe avokatëve që do të futen në ambientet e këtij burgu që të pajisjen me maska dhe doreza, pasi në të kundër nuk do të lejohen.