Shënohet rasti i parë me COVID-19 në burgjet shqiptare/ Infektohet italiani, i burgosur te 313-ta

TIRANË- Konfirmohet rasti i parë pozitiv në burgjet shqiptare. ReportTv mëson se ai është shtetasi italian me inicialet G.C, arrestuar në vitin 2018 nga RENEA në Durrës.

Aktualisht sipas burimeve ai është karantinuar në një qeli të veçuar duke u mbajtur larg nga të dënuarit e tjerë.

Në testin e parë G.C sot 42 vjec ka rezultuar negativ ndërsa në një test të dytë ka rezultuar pozitiv. Ai qëndron në paraburgim 313 në pritje të procesit gjyqësor për t'u esktraduar në Itali pasi kërkohet nga drejtësia italiane si pjesë e organizatave mafioze.

Pak kohë më parë ndaj pasurisë së tij në Shqipëri u vendosur edhe sekuestro për asetet me preardhje nga para të aktivitetit kriminal. Më herët në këtë burg është konfirmuar pozitiv me COVID-19 edhe një gardian, i cili ka infektuar më pas edhe familjarët e tij, si dhe një jurist në burgun e Rrogozhinës. Për këtë ka pasur edhe konfirmim nga ana e Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa sa i rastit të të burgosurit nuk ka ende një reagim.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës